Postime të Etiketuara Me: Botimet Ideart

Lëkurzeshkët me sy të florinjtë- Ray Bradbury

Autori: Ray Bradbury

Përktheu:  Erind Myrtaj

Faqe 120

Botimet Ideart

Ray Bradbury (Rei Bredburi) është autor amerikan, kryesisht i fantashkencës, që për publikun shqiptar njihet me veprën “451° Farenhait“.

“Lëkurzeshkët me sy të florinjtë” është një përmbledhje me gjashtë tregime  të larmishme duke filluar nga fantashkenca  deri tek misteri e realizmi. Kështu psh në tregimin titullin e  të cilit mban libri, njerëzit popullojnë Marsin të friguar nga një çmenduri bërthamore në tokë por përjetojnë në të një shndërrim të pazakontë. “Miushët” është historia e një çifti që bën një jetë të izoluar dhe të çuditshme. “Harpa e perëndimit” është një histori misteri dhe gjysëm ëndrre e  disa djaloshëve që gjejnë buzë detit një sirenë. “Aromë sarsaparile”, më i miri tregim sipas meje, është një homazh melankolik i rikthimit por edhe i përjetimeve të hapësirave të reja. “Dhe shkëmbi klithi” është një thriller dramatik, nga ata që të bëjnë të ndihesh keq por që të fal njëkohësisht edhe ngrohtësi.

Ka diçka në tregimet e Bredburit. Shija që ato të lënë është më e mirë sesa ato vetë. Diçka e ngjashme me një koncept-album muzikor, ku rezultati final është më i mirë sesa këngët  e marra një për një. Dhe kjo mendoj për shkak se ai është mjeshtër i ndërtimit të atmosferës duke bërë që lexuesi të rrethohet gradualisht prej saj.  Përfundimi është një shije metafizike që të kujton disi pikturat e De Chirico-s; objekte e rrethana në dukje të zakonshme por të afta të japin ndjesi transedenciale.

"Mberritja"-De Chirico

"Mbërritja"-De Chirico

Pavarësisisht nëse të pëlqen apo jo stili i Bredburit, ky është një libër që ia vlen të lexohet. Të marra një nga një, pothuajse asnjë nga tregimet e tij s’ta mbush mendjen. Sidoqoftë shija që ngelet pas leximit të të gjithave është e mirë.

Vlerësimi: 7.5

Kategori: Letersi | Etiketa: , , , , , , , , , , | Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.