Postime të Etiketuara Me: Nata me Hene

Duke rilexuar Ëndërr Mashtruese të Kadaresë

 

enderr mashtruese 2Nuk po merrem me përshtypjet e përgjithshme që të krijon ky libër sepse është  e vështirë e thuajse absurde të ftillosh ndjesitë që të krijon një përmbledhje pa ndonjë kriter tregimesh e novelash, mesa duket e pa botuar sërish. Po merrem më tepër me një ide apo pyetje që më goditi teksa lexoja disa pjesë të tij. Më konkretisht e kam fjalën për tregime të shkurtra si “Mbasditja së cilës i shkonin fjalë të vjetra pleqsh”, “Ur-Libri”, “Kalimet e Nëndheshme” apo dhe një nga kryeveprat e tregimit shqip “Në periferi pranë aeroportit” si dhe novelën “Nata me Hënë”, një skanim i detajuar i meskinitetit shoqëror shqiptar. Pra duke rilexuar këto pjesë pyetja që shtrohet është:

Cfarë natyre do të kishte letërsia e Kadarese (e për rrjedhojë një pjesë e rëndësishme e letërsisë shqipe) nëse ai do të kishte lëvruar më shumë këtë lloj proze të një natyre më intime, lirike e urbane? Pra nëse do të kishim një Kadare të apasionuar më pak pas mitit, eposit, kulisave të politikës e psikologjise së pushtetit e më shumë ndaj asaj që përmenda më sipër, a do të ishte një fitim apo një humbje për letërsinë shqipe?  Apo nuk do të kishte më Kadare?

Një pyetje që breza dhe tipologji të ndryshme njerëzish do t’i përgjigjeshin në forma të ndryshme. Natyrisht që e kuptoj edhe natyrën spekulative të kësaj ideje.  Fundja historia e jeta nuk bëhet me sikur. Por letërsia po…

Kategori: Letersi | Etiketa: , , , , , | Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.